Kryetari

Albert Kinolli
Data e lindjes: 24 gusht 1967
Vendlindja: Prizren, Kosovë
Përkatësia etnike: Komuniteti Rom

Albert Kinolli është një politikan dhe veprimtar i shquar nga komuniteti rom në Kosovë, i angazhuar për shumë vite në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë dhe zhvillimin demokratik të vendit.
Arsimin fillor e përfundoi në shkollën “17 Nëntori” në Prizren (1974-1982), ndërsa arsimin e mesëm në Gjimnazin “Gjon Buzuku” (1982-1986). Studimet e larta i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik. Përveç formimit akademik, ai ka ndjekur edhe kurse profesionale në fushat e shkencave politike, aftësive të buta (soft skills) dhe qeverisjes së mirë.
Albert Kinolli është i martuar dhe një ndër figurat më të angazhuara në jetën politike të Kosovës. Ai është bashkëthemelues i Partisë së Re Demokratike e Bashkimit Kombëtar (PREBK) në vitin 2000, ku ka mbajtur këto pozita:
• Nënkryetar i PREBK
• Kryetar i PREBK nga viti 2016
Përvoja e tij përfshin:
• Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), 2007-2010
• Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në katër mandate: 2010, 2017, 2019 dhe 2025
Me përkushtim të veçantë ndaj barazisë, përfshirjes dhe zhvillimit institucional, Albert Kinolli ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për fuqizimin e komunitetit rom dhe për ndërtimin e një shoqërie demokratike në Kosovë.